Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka suspenduar nga puna infermierën M. O. Krejt kjo pas rrëfimit të Adnan Hysenit në emisionin e mbrëmshëm Debat Plus të RTV Dukagjinit.
Hyseni tha mbrëmë se infermierja i kishte kërkuar 48 euro për barna që kushtonin 5 euro. Duke rrëfyer për rastin e vëllaut të tij tashmë të ndjerë, ai foli edhe për mjekë të tjerë dhe mënyrën se si ata i trajtojnë pacientët.
Deklarata e dhënë mbrëmë në Debat Plus të RTV Dukagjinit, nga Adnan Hyseni vëllau i Avni Hysenit i cili ndërroi jetë në QKUK si pasojë e gjakderdhjes në tru, ka ngjallur reagim nga SHSKUK-ja.
RTV Dukagjini mëson se pas deklaratës së Adnan Hysenit se një infermiere e QKUK-së i kishte kërkuar 48 euro për barna që kushtojnë 5 euro, Zyra e Koordinatores së Infermjerisë e ka dërguar në Komision Disiplinor M.O, infermiere në Mjekimin Inteziv Qëndror.
Pas intervistës dhe deklaratës së saj me shkrim, është vendosur që ajo të suspendohet nga puna.
TV Dukagjini, ka provuar të kontaktoj edhe me infermieren e suspenduar, por ajo nuk është përgjigjur.
Lidhur me këtë rast ditëve në vazhdim është paralajmëruar se pritet të merren masa edhe ndaj personave të tjerë./RTV Dukagjini/