Site icon Telegrafi

Reagon Shpend Ahmeti: Sulmet me vezë ndaj njerëzve dhe thyerja e xhamave për Halloween nuk bëhen askund

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar mbrëmjen e së shtunës, pasi janë thyer xhamat e autobusëve urban.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se xhamat e autobusëve janë thyer për Halloween, dhe kjo është një traditë që nuk bëhet askund.

“Edhe sonte janë thyer xhamat e autobusëve për Halloween. Përveç se është traditë që nuk bëhet askund – sulmet me vezë ndaj qytetarëve që idenë nuk e kanë – në kohë Covidi mbledhja e njerëzve është e rrezikshme. Kemi apelur te prindërit, por nuk kemi arritur të depërtojmë”, shkruan Ahmeti.

Ai po ashtu ka publikuar edhe një fotografi me xhamat e thyer të njërit nga autobusët e trafikut urban. /Telegrafi/

Exit mobile version