Telegrafi

Reagon Shpend Ahmeti për vendimin e PZAP-it

Sipas kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti vendimi i PZAP thotë se duhet të rinumërohen votat me kusht dhe me postë, por Ahmeti lidhur me këtë thekson se si mund të rinumërohen votat kur ende nuk janë numëruar.

Lexoni të plotë reagimin e Ahmetit në Facebook.

“Vendimi i PZAP thotë se duhet të rinumërohen votat me kusht dhe ato me postë. Si mund të rinumërohen kur ende nuk janë numëruar? Pse u ndal procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë, pavarësisht vendimit të PZAP? Mandej rinumërimi do të ishte vendim më i lehtë bazuar në ankesa konkrete”. /Telegrafi/