Site icon Telegrafi

Reagon Shpend Ahmeti: Asnjë autobus nuk është prish sot

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas raportimeve se një nga autobusët e rinj që janë lëshuar sot në qarkullim, është prishur.

Lexo po ashtu Prishet autobusi i ri Prishtinës (Foto)

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se asnjë nga autobusët nuk është prishur.

” Asnjë autobus nuk është prish sot. I pash disa tituj me gëzim kishin lajmëruar. Edhe po të prishen, janë më garancion. Është kontratë ndërkombëtare kjo”, ka shkruar Ahmeti.

Lexo po ashtu ”Autobusi i ri urban, probleme me rrjedhje të naftës”

Por, sot Kryeshefi ekzekutiv i sektorit urban, Halil Mustafa, ka konfirmuar se autobusi në fjalë ka pasur probleme me rrjedhje të naftës./Telegrafi/

Exit mobile version