Skuadra e FC Shkupi në ndeshjen e javës së 14-të, të luajtur sot në kryeqytet kundër Vardarit, ka pësuar disfatë me rezultat 3-2, njofton Telegrafi.
. Edhe pse ekipi nga Çairi kishte epërsi me rezultat 0-1, në fund Vardari arriti të përmbysë rezultatin duke kaluar në epërsi 2-1, ndërsa Shkupi më pas barazoi për 2-2 dhe krejt në fund shtatë minuta para fundit, Vardari me gol që dukej se është nga pozita jashtë loje, i mori tri pikët.
Pikërisht për këtë rast ka ardhur menjëherë reagimi i skuadrës shqiptare, të cilët para ndeshjes kishin reaguar në delegimin e arbitrit Igor Stojçevski. Telegrafi ju sjell reagimin e plotë të skuadrës së FC Shkupi.
“E kishim paralajmëruar…
Atë që e paralajmëruam, ajo edhe ndodhi. Arbitri kryesor, me emër dhe mbiemër, Igor Stojçevski, e kreu punën e tij. Që para ndeshjes i kishim paralajmëruar që të gjithë, që ky arbitër nuk është i aftë për të referuar një ndeshje të këtillë dhe se është i padëshiruar nga klubi ynë, tashmë një kohë më të gjatë. Megjithatë askush nuk e mori me seriozitet kërkesën e klubit tonë. Gjithçka ishte e kurdisur, ashtu si të tjerët deshën të ndodh. Fjala është për atë minutën e 83-të, kur të gjithë e panë që Micevski ishte në pozitë jashtëloje, mirëpo jo edhe arbitri i preferuar i dikujt tjetër. Shpjegimet dhe vendimet tona në detaje do t’i japim nesër para opinionit publik:, thuhet në reagimin e FC Shkupi. /Telegrafi/