Site icon Telegrafi

Reagon Sali Berisha për bllokimin e autobusëve të Kosovës në Durrës: Turp kombëtar!

Ish-kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me incidentin që ka ndodhur në Durrës, kur janë ndaluar disa autobusë me turistë nga Kosova. Reagimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

Lexo po ashtu Autobusët nga Kosova nuk lejohen të kalojën në rrugën “Pavarësia”, lejohen të huajt “që janë më shumë në numër”

“Qendrimi ne Durres i autoriteteve zyrtare ndaj shqiptareve te Kosoves, eshte nje turp kombetar!

Te dashur miq, Autoritetet e Durresit u kujtuan pas 15 vitesh qe te bllokojne per autobuzet qe vijne nga Kosova rrugen Pavaresia, duke ju veshtiresuar shume sistemimin ne apartamentet dhe hotelet e prenotuara per te kaluar pushimet dhe qe jane ne te dy anet e kesaj rruge.

Ky eshte nje akt i papergjegjshem intimidues dhe i turpshem jo vetem i autoriteteve lokale te Durresit por dhe i atyre qendrore.

Shqiptaret nga Kosova, prej ndofta mbi 15 vitesh zene vendin e pare dhe perbejne mbi 70% te turisteve ne Shqiperi. Ata derdhin çdo vit qindra milione euro ne ekonomine shqiptare.

Te bllokosh rrugen dhe t’u veshtiresosh atyre sistemimin ne mjediset e prenotuara, nderkohe qe mafia me xhama te zeza kercenon cdo dite jeten e kalimtareve ne ate rruge, deshmon se je pjese e mafies.

Duke denuar me ashpersi kete akt te papergjegjshem te zyrtareve qe i ka zhveshur mafia nga çdo njerezi dhe pergjegjesi, kam bindje se shqiptaret e Kosoves e kane te qarte se keto qendrime nuk kane asgje te perbashket me ndjenjat vllazerore, respektin e palekundur te qytetareve te Durresit dhe mbare Shqiperise ndaj tyre dhe i bej thirrje qytetareve te Kosoves te mos e ngaterrojne kete!” (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version