Lajmi që tronditi jo pak botën e futbollit, sidomos atë italian, ishte se mbrojtësi i Juventusit, Daniele Ruganit, ka rezultuar pozitiv me coronavirus.
Kjo solli izolimin e menjëhershëm të klubit bardhezi, por njëkohësisht edhe të Interit, ekipit që u ndesh me ta vetëm tre ditë më parë.
Për herë të parë ka reaguar edhe lojtari i prekur i bardhezinjëve, për të qetësuar të gjithë tifozët.
Ndërkohë Rugani ka shkruar nga rrjetet sociale, duke thënë se është mirë dhe fton të gjithë qytetarët që të ndërgjegjësohen dhe të bëjnë kujdes për të respektuar rregullat.
“Ju do të keni lexuar lajmet dhe kjo është arsyeja pse unë dua të siguroj të gjithë ata që shqetësohen për mua, unë jam mirë”.
“Unë u bëj thirrje të gjithëve që të respektojnë rregullat, sepse ky virus nuk bën asnjë dallim! Le ta bëjmë atë për veten tonë, për të dashurit tanë dhe për ata që na rrethojnë”, ka shkruar Rugani. /Telegrafi/