Prezantuesja e njohur Rudina Magjistari është e pranishme në çdo mbasdite të shqiptarëve përmes emisionit të saj “Rudina” në TV Klan.
Së fundmi ajo ka qenë e përfolur për shkak të një veshje në emisionin e saj, pasi e njejta garderobë ishte veshur pak kohë më parë nga Najada Elmazi në emisionin “Pro Art”.
Ajo ka reaguar me një postim në llogarinë zyrtare në Instagram, ku ka shkruar se e gjitha kjo ka qenë një koincidencë, dhe nuk shqetësohet aspak nga mediat që shkruajnë shkrime të tilla.
Sipas saj disa prej portaleve që merren me krahasime të tilla janë qesharake. /Telegrafi/