Site icon Telegrafi

Reagon Rovena Stefa: Pse nuk i lejojnë dasmat kur lejohen fushatat?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Stefa, ka bërë së fundmi një reagim publik në rrjetet sociale.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory një shqetësim që ka të bëjë me fushatën elektorale që po zhvillohet në Kosovë, në kuadër të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen më 14 shkurt.

Këngëtarja ka publikuar fotografi të një prej tubimeve politike në Kosovë, ku shihen në një sallë të grumbulluar plot njerëz, e që i tejkalojnë kapacitetet e grumbullimit të përcaktuara nga IKShPK.

Foto: Rovena Stefa/Instagram

Në mbishkrimin e kësaj fotografie, Stefa shkruan se pse duhet ndaluar organizimi i dasmave e jo i tubimeve politike në kohë fushate.

“Paska mbaruar pandemia kur don politika fushatë? Po dasmat pse nuk i lejojnë”, ka shkruar Rovena Stefa në InstaStory.

Foto: Rovena Stefa/InstaStory

Me këtë, këngëtarja nga Shqipëria sikur deshi të tregojë se në Kosovë praktikohen standarde të dyfishta, ndryshe për njerëzit me pushtet e ndryshe për njerëzit e thjeshtë.

Reagime të ngjashme për lejimin e grumbullimit të njerëzve në masë në këtë kohë ende pandemike, ka pasur edhe nga përfaqësues të gastronomisë. /Telegrafi/

Exit mobile version