Robert Berisha ka folur detaje të jetës së tij me Nora Istrefin.
Ai në intervistën për EliteZone ka folur edhe për paraqitjet skenike të këngëtares që shpesh kritikohen si provokative.
Por, Roberti nuk e ka problem aspak që Nora të vishet “më shkurtër”, shkruan Telegrafi.
Sipas muzicientit kush është në jetën publike dhe në shoubiznes duhet të kuptojë këtë.
“Natyrisht e kuptoj më lehtë sepse vet jam pjesë e biznesit tash e sa kohë. Megjithatë, edhe po që se nuk do të isha… punë e madhe? Le të vishet si dëshiron. Unë madje vet i them shumë herë çka je veshë kështu, nuk i ke 40 vjet. Mos u vesh kështu sepse do të vij koha për kështu”, tha Roberti.
Roberti dhe Nora janë prindër të lumtur të një vajze, Renee. /Telegrafi/