Site icon Telegrafi

Reagon Restelica: Nuk u shkarkova, kam dhënë dorëheqje më 19 gusht 2022

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot bordi i drejtorëve të NPL “Prishtina Parking” është marrë vendim për shkarkimin kryeshefit ekzekutiv, Liridon Restelica.

Mirëpo ky i fundit mohon se është shkarkuar, duke pretenduar se ka ofruar dorëheqje me datë 19 të këtij muaji.

Restelica përmes një reagimi publik thotë se ashtu si e do rregulli, njoftimi për dorëheqje, shkarkim apo te ngjashme, së pari i bëhet personit për kënd i drejtohet apo organit që të ka zgjedhur, e tek pastaj mediave dhe palëve të interesuara.

Lexo po ashtu Sahatçiu: Kontrata 750 mijë euro e “Prishtina Parkingut” duhet të anulohet

“Unë kam dhënë dorëheqje me datë 19 gusht 2022, ditë e premte, të njëjtën e kam protokolluar pranë zyrës përkatëse të kompanisë ku kam kryer funksionin. Arsyet e dorëheqjes veqse janë të theksuara ne akt-dorëheqjen”.

Ai thotë se nuk kanë pasur nevojë për rrokada të tilla pasi dorëheqja ishte e parevokueshme.

Lexo po ashtu Shkarkohet nga pozita kryeshefi i NPL Prishtina Parking, Liridon Restelica

“Për të ruajtur reputacionin dhe dinjitetin tim, do të shikoj mundësitë ligjore për mbrojtjen e reputacionit tim dhe kolegëve të ndërmarrjes publike komunale Prishtina Parking ku kam punuar me nder dhe përgjegjësi deri më tani”, ka shkruar Restelica./Telegrafi/

Exit mobile version