Site icon Telegrafi

Regjisori i “Portokallisë”: Nuk ironizojmë shqiptarët e Kosovës, por ata që mendojnë se nuk jemi një komb (Foto/Video)

Pas shkrimeve për korin e “Portokallisë”, i cili kishte shprehje fyese ndaj analistëve të Kosovës, reagoi regjisori Altin Basha.

Në fakt, portali Blitz.al ka kontaktuar me regjisorin, i cili ka sqaruar qartë se nuk është e vërtetë se ironizojmë shqiptarët e Kosovës, por me personat që mendojnë se nuk jemi një komb.

 

Altin Basha, regjisori i Portokallisë

“Po shoh se këta po përpiqen të manipulojnë opinionin. Nuk ironizojmë kosovarët, por analistët që i fryjnë idesë së kombit kosovar”, është shprehur Altin Basha për Blitz.al.

E rëndësishme është që shohin “Portokalli” dhe përgjigjja ndaj tyre gjendet pikërisht në tekstin e korit”, ka shtuar regjisori i shoë-t më të ndjekur të humorit.

Lexo po ashtu Portokalli tallet keq me analistët e Kosovës (Video)

Kujtojmë se “Portokalli” gjithmonë i ka mbështetur shqiptarët e Kosovës me anë të problematikave të ndryshme që i ka trajtuar shpesh, por edhe me pjesëmarrjen e aktorëve të Kosovës në program.

Vërtet jemi dy shtete, por kurrsesi nuk mund të jemi dy kombe, sepse shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës janë një komb. Nëse i referohemi performancës së korit në spektaklin e së dielës, në përfundim të këngës së korit, një vogëlushe ka kënduar duke e përmbyllur me këto fjalë këngën: “Jam Kosovë e Shqiptarisë, 100 vjet i thërras lirisë… Mallkuar kush s’na do bashkë!”

Ky tekst nuk mund të jetë kurrsesi fyes për asnjë shqiptar të Kosovës apo Shqipërisë”, tha Basha.

Exit mobile version