Telegrafi

Reagon Rama: Opozitë e katandisur, bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj komenteve që janë bërë në drejtim të tij lidhur me atë se ‘ishte i sëmur dhe se është shtruar në spital.’

Ai në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se Opozita është katandisur duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin.

“Po boll o boll, boll se s’kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtë-nxjerrjeve tuaja nëpër botë boll! Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin! O pika që s’ju bie kur thonë plakat”, ka shkruar Rama.

Ndryshe ditë më parë ish deputeti i PD-së Klevis Balliu, përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se Edi Rama është shtruar në spital pasi ka pësuar një parainfarkt.

Sipas Balliut situata shëndetësore e Ramës tregon dhe gjendjen e rënduar të tij për shkak të krizës politike. Balliu shkruan se Rama është shtruar në një spital privat. /Telegrafi/