“Mes tjerash, në raport ngatërrohen kilometrat me litra të derivateve, në vend që të thuhet 1.955 litra, thuhet 1955 kilometra, e që kanë kushtuar 2. 375 euro.Pra, ka ngatërrim, meqë bëhet fjalë për 1.955 litra që kanë kushtuar 2.375 euro, e jo kilometra si thuhet. Si dëshmi e keni faturën e publikuar nga vetë Kohavision, e fatkeqësisht e publikuar edhe në portale e pa verifikuar!”, thuhet në reagim.
Më tej shtohet se drejtori aktual i SHSKUK-së., Dr. Curr GJocaj, edhe pse ka nën menaxhim QKUK, të gjitha spitalet e Përgjithshme dhe Qendrat Profesionale të Shëndetit Mendor, ka shpenzuar apo ka bërë 4000 kilometra më pak, për të njëjtën periudhë kohore, krahasuar me paraardhësin e tij, Drejtorin ekzekutiv të QKUK.
“Ky pakësim i shpenzimeve vërehet edhe në faturë që posedon Kohavison dhe portalet që publikuan lajmin nga KTV”, përfundon reagimi i QKUK-së.
Lexo po ashtu: Super vetura me super shpenzime e drejtorit të QKUK-së (Video)