Partia maqedonase “Të bashkuar për Maqedoninë”, përmes një komunikate për media, kanë deklaruar se janë të befasuar nga sjellja e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë.
“Mallkimet dhe fyerjet me fjalë e etiketime të turpshme që kanë të bëjnë me të këqijat më të mëdha në Evropë, botë dhe njerëzimin (nacizmi dhe komunizmi) janë të pahijshme dhe na lënë përshtypje të keqe si një vend i pozicionuar në zemër të Evropës. Sjellja e keqe ndaj mysafirëve nga Bashkimi Evropian, si Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është e papranueshme. Në vend të fyerjeve presim pikëpamje të mbështetura me fakte. Një sjellje e tillë mund të dëmtojë vetëm Maqedoninë. Në vend të fyerjeve i bëjmë thirrje konstruktivitetit dhe kulturës. Mos harroni se rrogën e merrni nga populli për përfaqësim dhe jo për të bërë humor”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, gjatë dy ditëve të fundit sa është diskutuan propozimi francez në kuvendin e Maqedonisë, ka pasur situata të tensionuara, me shumë zhurmë, vuvuzela, konflikte verbale që për pak sa nuk kaluan edhe në fizike.
Momentalisht në kuvendin e Maqedonisë po mbahet seanca për propozimin francez, ku sipas informacioneve sot do të ndodh edhe votimi për miratim të propozimit francez nga deputetët.