Organizata Botërore e Shëndetësisë, i ka kërkuar Rusisë të ndjekë udhëzimet ndërkombëtare për prodhimin e një vaksine kundër COVID-19, pasi vendi njoftoi së fundmi që do të fillojë aplikimin e saj tek njerëzit në muajin tetor.
“Ndonjëherë studiuesit në vete pretendojnë se zbulojnë diçka efikase, kjo do të ishte e shkëlqyer nëse ky zbulim do të funksiononte”, tha të martën zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier.
“Mirëpo, ndryshe mund të funksionojë një vaksinë e cila mund t’i ketë kaluar të gjitha fazat e testimit”, u shpreh ai.
Ndryshe, vetëm javën e kaluar, qeveria ruse njoftoi se vendi do të fillojë vaksinimin masiv tek njerëzit.
Vaksina e Rusisë nuk gjendet në listën e gjashtë vaksinave të OBSH-së, të cilat iu nënshtruan fazës së tretë të testimit. /Telegrafi/