Site icon Telegrafi

Reagon OBRM-PDUKM për paraburgimin shtëpiak të Janevës: Të mos ishte tragjik, vendimi do të ishte qesharak

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “të mos ishte tragjik, vendimi për lirimin e Katica Janevës nga paraburgimi do të ishte qesharak”

“S’ka shembull më të mirë për funksionimin e gjyqësisë ‘Kacarska’ dhe prokurorisë ‘Ruskovska nga mënyra se si e udhëheqin rastin ‘Haraçi'”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, që nga fillimi, mohohej se ekziston lëndë ndërsa Zaev akuzonte se ka qenë konstruksion i një gazetari dhe një personi me orientim të ndryshëm seksual.

Lexo po ashtu Janeva me fytyrë të mbuluar lëshohet në paraburgim shtëpiak

“Për shkak se para fakteve dhe perëndia hesht, Zoran Zaev duhej të pajtohej që Ruskovska e tij të hap lëndë, por deri në moment të fundit mbronte Janevën. Përderisa disa ishin në paraburgim, Janeva ishte në plazh dhe humbiste telefonat”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Exit mobile version