Telegrafi

Reagon OBRM-PDUKM: Ndryshimet ligjore do të rrisin standardet në arsimin e lartë

Përmes një kumtese me për mediat OBRM-PDUKM, ka kumtuar se themelimi i universitetit “Damjan Gruev” do të ndihmojë në rritjen e standardeve të arsimit të lartë duke iu përgjigjur kështu akuzave të LSDM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Veprimtarinë e lartë arsimore, hulumtuese-shkencore dhe ajo e zbatuar e fakulteteve të cilët janë në përbërje të universitetit do të mund ta realizojnë vetëm kuadër mësimor-shkencor nga universitetet të cilët janë radhitur në mesin e 500 të parave“, njoftojnë deputetët e shumicës parlamentare.

Plotësim tjetër i rëndësishëm, gjithnjë sipas OBRM-PDUKM, është ngritja e standardeve për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët të cilët përveç kushteve të parapara me Ligj do të duhet të përmbushin edhe kushte plotësuese – punime shkencore të publikuara.

Po ashtu theksojnë se me këtë plotësim rriten edhe standardet për rektor dhe dekan të këtij universiteti.

Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM konsideron se me themelimin e Universitetit „Damjan Gruev“ dukshëm do të kontribuohet për rritjen e cilësisë së procesit arsimor dhe materien me të cilën do të pajisen studentët e ardhshëm të këtij universiteti./Telegrafi/