Telegrafi

Reagon Nuri Seferi, a është ky një mesazh për Luan Krasniqin?

Nuri Seferi ka reaguar pas humbjes ndaj turkut Firat Arslan.

Ai e ka bërë një postim në Facebook, që duket një kundërpërgjigje për kosovarin Luan Krasniqi, i cili e ndihmoi mbrëmë boksierin turk.

Luan Krasniqi duke i dhënë instruksione turkut

“Më krenar për një humbje me dinjitet se sa një fitore të pa merituar. Kokën lartë dhe kurrë nuk tradhtuam idealin e as flamurin”, shkruan Seferi në Facebook.

Krasniqi ka marrë kritika të mëdha nga opinioni kosovar, pas ndihmës që ia dha mbrëmë turkut Arslan, kundër shqiptarit Seferi.

Ai ka bërë edhe një postim me video nga filmi ‘Nëntori i dytë’, kur Ismail Qemajli thotë: “Shqiptari nuk e shet shqiptarin”.

 

Pas