“NISMA për Kosovën – dega në Gjakovë përgënjeshtron komunikatën e ish anëtarit , i cili ka kohë që nuk është pjesë e Nismës në Gjakovë, për faktin se ka tentuar të funksionoj jashtë parimeve të degës së NISMËS në Gjakovë. Komunikata e tij individuale dhe e shpifur nuk përkon me realitetin e degës së Nismës në Gjakovë”, thuhet në reagim.
Sipas reagimit “NISMA për Kosovën – dega në Gjakovë është dhe do të jetë shumë e fuqishme dhe në shërbim të interesave të qytetarëve të Gjakovës, dhe asnjëherë nuk do të merret me “individin”, por çdo herë me problemin e qytetarëve”.
“NISMA për Kosovën në Gjakovë do vazhdoj të funksionoj mbi bazën e parimeve të drejta për të cilat është krijuar NISMA, pra për ndryshim dhe jetë më të mirë të qytetarëve”, përfundohet në reagimin e NISMA-s, dega në Gjakovë.
Naim Hasanaj, që ishte edhe kandidat për deputet nga Nisma për Kosovë, kishte theksuar se komplet strukturat e këtij subjekti politik në Gjakovë kanë dhënë dorëheqje. /Telegrafi/