Site icon Telegrafi

Reagon nënkryetari Faruk Mujka: Mitrovica e Jugut nuk ka të prekur me COVID-19

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka ka mohuar se Komuna e Mitrovicës Jugore ka persona të infektuar me COVID-19.

Mujka për RTV Dukagjinin thotë se lajmi për një të prekur me COVID-19 nga Mitrovica ka shqetësuar qytetarët dhe zyrtarët komunal.

“Para një ore ne konfirmuam se nuk bëhet fjalë për komunën tonë. Personi në fjalë i infektuar me coronavirus është nga Mitrovica Veriore”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i Mitrovicës thotë se një qytetar nga Mitrovica Jugore ka rezultuar negativ në testimin për coronavirus ndërsa thotë se për një tjetër person të dyshuar nga kjo komunë rezultatet do të dalin nesër.

Mujka thotë se kjo komunë shumë herët ka marrë masat në përballje me coronavirusin. Ai thotë se dy herë janë dezinfektuar rrugët, ndërsa akoma pa ardhur vendimi nga Ministria e Shëndetësisë janë mbyllur qebaptoret e byrektoret.

“Edhe me taksitë kemi pasur marrëveshje që të mos respektojnë punëtorët e vet dhe qytetarët”, tha ndër të tjera Faruk Mujka./Telegrafi/

Exit mobile version