Raporti i Ana Ejupit me Kevin Edmond bëri bujë spektaklin e natës së kaluar (e hënë).
Kjo pasi dyshja u sqaruan me njëri-tjetrin dhe tha se këngëtari duket se po e bën këtë për lojë.
Ndërkohë që pas gjithë ngjarjes, banores së Big Brother iu kërkua ta linte shtëpinë.
Asaj iu tha që e ëma ka probleme shëndetësore dhe se për këtë familja ka kërkuar që të largohet.
Megjithatë, Ana mori vendim që të qëndrojë në këtë format, duke e dëgjuar veten, gjersa më pas mori edhe një telefonatë nga motra.
Motra e saj ia bëri me dije se familja nuk janë të pajtimit për marrëdhënien e krijuar me Kevin.
Pas kësaj, nëna e Kevin ka reaguar në videon e publikuar në faqen kryesore të Big Brother.
“Ende kemi racista, djali jem forca Kevin. Po mu dhimbesh se hala nuk e din kulturën”, kanë qenë fjalët e Melitës. /Telegrafi/