Site icon Telegrafi

Reagon MShIA: Propozim ligji është tërhequr për shkak të përpunimit

Nevoja për përpunimin e tekstit të Propozim ligjit për fushata informatike dhe reklamave të institucioneve publike është shkak për tërheqjen e tij dje nga procedura e Kuvendit, kanë njoftuar sot nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA), transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Duke e marrë parasysh faktin që gjatë muajit të kaluar, në procesin e konsultimeve me mbi 100 shtëpi mediatike dhe asociacione, Ministria ndërmori obligim që t’i shqyrtojë propozimet dhe sugjerimet e para dhe t’i pranojë ata që do të mundësojnë përmirësimin e tekstit të ligjit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë me propozim të Ministrisë, gjatë ditës së djeshme tërhoqi tekstin e ligjit nga procedura e Kuvendit. Mundësia për tërheqjen e Propozim ligjit për harmonizim ishte paralajmëruar në takime me mediumet kështu që, Ministria ashpër i përgënjeshtroi të gjitha spekulimet lidhur me shkaqet për tërheqjen e ligjit dhe informoi se shkaku i vetëm është nevoja për përpunimin e tekstit të ligjit në pajtim me propozimet dhe vërejtjet e marra”, thuhet në kumtesë.

Propozim ligji për fushata informatike dhe reklama të institucioneve publike MShIA e përgatiti në drejtim të plotësimit të kërkesës së Komisionit Evropian lidhur me reklamimin e Qeverisë konfirmuar në listën e prioriteteve urgjente të reformave nga qershori i vitit 2015. Ligji, siç kumton Ministria, ka për qëllim t’i përgjigjet prioriteteve për “vendosjen e rregullave të ashpra për reklamimin e Qeverisë të bazuar në kritere transparente, objektive dhe jodiskriminuese”, si dhe “për sigurimin e transparencës së plotë të reklamimit të Qeverisë, jo vetëm lidhur me harxhimin e financave publike, por edhe lidhur me përmbajtjet dhe pranuesit”.

MShIA thekson se pret që në periudhën e ardhshme të gjitha palët e prekura me sjellje të përgjegjshme dhe në mënyrë konstruktive të mundësohet të realizojnë plotësimin e një prej prioriteteve urgjente të reformave dhe të japin kontributin e vet në gjetjen e një zgjidhjeje afatgjate sistematike për këtë çështje./Telegrafi/

 

Exit mobile version