Site icon Telegrafi

Reagon MPPS ndaj akuzave të Lidhjes Kombëtare të të Verbërve në Maqedoni

Minisrtia e Punës dhe Poltikës Sociale ka reaguar ndaj akuzave të Lidhjes Kombëtare të të Verbërve në Maqedoni (LKVM), se po ju bëhen presione nga ana e minsitres Tashevska-Remenski, duke thënë se kontrollet që po bëhen në LKVM, janë me urdhër të Komisionit Shtetërorë për Parandalimin e Korrupsionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Komisioni Shtetërorë për Parandalimin e Korrupsionit , nga Ministri e Punës dhe Politikës Sociale si organ përgjegjës për ndryshimin e ligjit për organizata invalidore, ka dorëzuar kërkesë për ndërhyrje urgjente tek LKVM-ja për shkak të keqpërdorimit të mjeteve buxhetore nga ana e kësaj lidhje”, thuhet mes tjerash në reagimin e MPPS-së.

Nga kjo ministri thonë se do të ndërmarrin të gjitha masat e duhura për parandalim të korrupsionit dhe mashtrrimeve./Telegrafi/

Exit mobile version