Site icon Telegrafi

Reagon Ministria për Punë të Jashtme e Shqipërisë ndaj grafiteve anti-shqiptare në Manastir

Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë sot e dënoi shprehjen e urrejtjes ndaj shqiptarëve, në një grafit në hapësirë publike në qytetin e Manastirit dhe kërkoi nga autoritetet e Maqedonisë të hetojnë rastin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Në Manastir të Maqedonisë kërkohet ‘vdekje për shqiptarët’

Bëhet fjalë për grafitin në murin e një ndërtese në Manastir, ku shkruan “Vdekje për shqiptarët”, e shkruar edhe në gjuhën maqedonase edhe në gjuhën shqipe, me shtesën “Ligji është ligj”, duke aluduar në Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen dhe dënon shprehjen e urrejtjes ndaj shqiptarëve nëpërmjet shkrimeve në hapësira publike në Manastir. Nuk është hera e parë që Manastiri, qyteti i Kongresit historik të gjuhës shqipe, qëllimisht të ballafaqohet me akte të cilat synojnë nxitjen e urrejtjes dhe tensioneve ndërmjet bashkësive”, thuhet në kumtesën e Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë”./Telegrafi/

Exit mobile version