Ministria e Shëndestësisë ka reaguar në lidhje me prodhimin e maskave të cilat kanë filluar ta bëjnë në një fabrikë tekstili në Gjakovë e së fundmi edhe në Mitrovicë.
Ministria e Shëndestësisë përmes një komunikate ka sqaruar se këto pajisje nuk janë mecinale dhe si të tilla nuk kanë certifikatë që garantojnë standardet e cilësisë së prodhimit si pajisje medicinale.
Në reagim thuhet se MSH-ja nuk kompetencë ndërmarrjen e ndonjë vendimi në lidhje me subjektin prodhues, duke sqaruar se kjo është më shumë nën përgjegjësinë e Ministrisë së Ekonomisë.
“Ministria e Shëndetësisë, ndërlidhur me fillimin e prodhimit të maskave nga një biznes prodhues në komunën e Gjakovës, deklaron se produktet e tilla nuk janë pajisje medicinale (medical devices), prandaj edhe nuk kanë certifikatë që garantojnë standardet e cilësisë e të prodhimit si pajisje medicinale. MSh deklaron se nuk është në kompetencë të saj dhe as të njësive të saj vartëse ndërmarrja e ndonjë veprimi në raport me këtë veprimtari të subjektit prodhues. Çështja e subjekteve prodhuese është më tepër në përgjegjësitë e Ministrisë së Ekonomisë dhe mekanizmave mbikëqyrës e zbatues të saj”, thuhet në komunikatë.
Minisistria ka theksuar se shpreson që kjo cështje të adresohet sa më parë në mënyrë adekuate në interesa të qytetarëve, duke mos cenuar afarizmin brenda kuadrit ligjor, të këtij subjekti afarist. /Telegrafi/