Telegrafi

Reagon Ministria e Kulturës për dëmtimin e fasadës në protestën e mbrëmshme

Ministria e Kulturës në mënyrë të ashpër e dënon aktin e mbrëmshëm, me të cilin është dëmtuar fasada e ndërtesës së ministrisë resore, objekt i cili është ndërtuar në vitin 1927 dhe paraqet trashëgimi kulturore të mbrojtur me ligj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Në sulmin e djeshëm të të ashtuquajtërve ‘luftëtarë të demokracisë’ të Shoqatës qytetare ‘Protestoj’ është dëmtuar edhe skulptura e artistit Sasho Sazdovski, e vendosur në hyrje të Ministrisë, ndërsa janë dëmtuar edhe flamuj e Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian. Pyesim, nëse kjo marrëdhënie e dhunshme ndaj institucioneve kulturore në vend edhe ndaj trashëgimisë kulturore të cilën e posedojmë si shtet është alternativë të cilën e ofron Shoqata qytetare ‘Protestoj’ dhe LSDM për të ardhmen e Maqedonisë’, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës.

Ministria e Kulturës kërkon nga MPB që kohën më të shkurtër të mundshme t’i zbatojë të gjitha masat e nevojshme për gjetjen e fajtorëve, siç theksohet, këtij akti të pacivilizuar. /Telegrafi/