Ministria e Infrastrukturës përmes një njoftimi për media, ka reaguar lidhur me arrestimin e pesë zyrtarëve të kësaj ministrie.
Përmes këtij reagimi Ministria e Infrastrukturës u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që ta trajtojnë rastin deri në fund.
Reagimi i plotë:
Pas njoftimit për arrestimin e pesë zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ritheksojmë vendosmërinë e Ministrit Pal Lekaj për transparencë të plotë në çdo proces, veçanërisht pajisjen me patentë shofer.
Ministri Lekaj, në çdo paraqitje publike, u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve relevante që të mbikëqyrin segmentin e patentë shoferëve, si njërin nga dikasteret më të rëndësishëm për sigurinë në trafikun rrugor.
Prandaj u bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që të trajtojnë rastin në fjalë deri në fund, sepse askush nuk është mbi ligjin. /Telegrafi/