Telegrafi

Reagon ministria e Arsimit për marrjen e kompetencave në komunën e Gostivarit

Pasi Ministria e Arsimit ia ka marrë për herë të dytë kompetencat Komunës së Gostivarit ka ardhur edhe reagimi i vet saj nga ku thonë se kompetencat janë rimarrë sepse janë konstatuar parregullsi të shumta për sa i përket shkarkimit dhe emërimit të drejtorëve.

Nga dikasteri i arsimit thonë se pas informatave nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit është vendosur që t’i merren përkohësisht kompetencat.

Lexo po ashtu Taravari: Komunës së Gostivarit ju rihoqën kompetencat e arsimit

Po ashtu, nga Ministria e Arsimit theksojnë se shkeljet janë flagrante. “Jemi të zhgënjyer nga veprimi antiligjor i kryetarit të Gostivarit, i cili për fat të keq dështoi në kryerjen e obligimeve”, thuhet në qëndrimin e ministrisë së Arsimit. Kjo është hera e dytë që brenda një viti ministria e Arsimit i merr kompetencat Taravarit./Alsat/