Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, gjatë qëndrimit në Beograd, ka thënë se do të diskutojë me zyrtarët kushtetues çekë, mundësinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.
Këtë deklaratë Zeman e bëri këto në një konferencë për media në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Shteti, i udhëhequr nga kriminelët e luftës, nuk i përket bashkësisë së shteteve demokratike”, tha Zeman, duke iu referuar Kosovës.
Lidhur me këtë, ka reaguar ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Tomáš Petříček.
Përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se qeveria e çeke nuk e ndryshon qëndrimin për pavarësinë e Kosovës.
“Qeveria çeke, e cila është përgjegjëse për politikën e jashtme, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për Kosovën ose ndonjë prej shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të mbështesim dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, dhe rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar ministri çek në Twitter.
Ndërkaq, kryetari i Senatit çek, Jaroslav Kubera, tha se ideja e presidentit për tërheqjen e njohjes së Kosovës, është joreale.
“Presidenti mund të thotë çfarë të dojë, por nuk është ai që mund të bëjë diçka. Do të ishte debat i madh për asgjë”, tha Kubera për portalin çek iDnes./Telegrafi/
The Czech Government, which is responsible for country’s foreign policy, hasn’t changed its stance towards Kosovo or any of the Western Balkan countries. We continue to support fully the dialogue between #Serbia and #Kosovo and their path to the EU.
— Tomáš Petříček (@TPetricek) September 11, 2019