Site icon Telegrafi

Reagon miku i Mentor Palokajt: Raportimet për vdekjen nga mbidoza janë spekulime

Dje është gjetur i vdekur vëllai i reperit Unikkatil, Mentor Palokaj.

Autoritetet kanë konfirmuar se në vendngjarje është gjetur edhe një armë zjarri dhe një sasi substance narkotike.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe aktori i njohur Simon Tanushi, i cili ishte mik i të ndjerit.

Foto: Simon Tanushi/FaceBook

Reagimi i Simon Tanushi në FaceBook:
“Mentori asht kane djali ma i miri i Prishtinës!
E ka dasht krejt Prishtina, sepse asht kane shok për secilin edhe djal i zoti!
Nuk kam njoft njeri që ka shoqni ma shumë.
Ka punu fort!
Mbi të gjitha, asht kane djal sportist.
Prandaj, lajmet që po qarkullojnë nëpër portale me tituj “bombastik”, se gjaja ka vdekë nga mbidoza… lajme të pakonfirmuara, nuk qëndrojnë!
Unë me disa shokë të Mentorit ishim te banesa e tij… Secili mekanizëm shtetëror, duke filluar nga emergjenca, policia, njësiti hetimor, prokurori dhe mjekësia ligjore, po e bën punën e vet.
E kuptoj që interesimi i mediave dhe qytetarëve është i madh për ta kuptuar të vërtetën, por nuk është etike të spekulohet për një fatkeqësi.
Pritni rezultatet e mjekësisë ligjore, pastaj shkruani.
Ngushëllime familjes Palokaj!
Ngushëllime vëllait Viktorit!
Mentori pushoftë në paqe!”.

Lexo po ashtu Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Nuk është akoma i konfirmuar shkaku i vdekjes. /Telegrafi/

Exit mobile version