Krerët e Liverpoolit synojnë ta shesin Mohammed Salah gjatë periudhës verore të transferimeve, kishin raportuar disa media në Spanjë.
Në veçanti, gazeta “As” raportoi lajmin se egjiptiani pas grindjes së pretenduar me menaxherin Jurgen Klopp, kërkoi që të vendoset në listën e transferimeve gjatë verës.
Sulmuesi, sipas këtyre shkrimeve, është i bindur se duhet të bëjë një hap të ri në karrierë pas sezonit në të cilin kishte shumë mospajtime me ekspertin gjerman.
Tashmë ka reaguar agjenti i Salahut, Ramy Abbas Issa, duke iu përgjigjur mediave spanjollëve nëpërmjet Twitterit, gjë që praktikisht konfirmoi se nuk ka asgjë të vërtetë rreth këtij lajmi.
“Prapë po flet AS. Po e shoh”, ka ironizuar menaxheri i lojtarit përmes llogarisë personale në Twitter.
Ndryshe, Salah nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare vitin e kaluar dhe nuk ka logjikë që pas sezonit shumë të suksesshëm me Të Kuqtë të largohet prej Liverpolit.
Ndryshe, Salah me klubin anglez është lider i Ligës Premier dhe gjendet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të takohet me Barcelonën. /Telegrafi/
Talking out of their AS again I see.
— Ramy Abbas Issa (@RamyCol) April 17, 2019