Site icon Telegrafi

Reagon Majlinda: Majku po gënjen se nuk na takoi (Foto)

Majk dhe Majlinda

Është spekuluar se reperi Majk ka gjetur rehatinë në dashuri me një femër tjetër.

Pak ditë pasi lindi djali i tij në lidhje me Majlinda Zekën, ka pasur spekulime se abnëtari i labelit Baba Stars po shoqërohet pranë një femre zeshkane.

Indeksonline mëson se Majk është në lidhje me të që disa javë ndërsa lumturia e tyre u pa edhe në ditën e sotme kur çifti vendosi të freskohej pranë njëri tjetrit në një nga lokalet e Prishtinës.

Por, i kontaktuar nga Telegrafi, Majk mohon faktin të ketë ndodhur një gjë e tillë, dhe demanton faktin se është në lidhje të re.

“Jo, nuk është e vërtetë, vetëm se fotografohem pranë një shoqeje nuk do të thotë se jam në lidhje me të, ose se ajo ishte e dashura ime, plus që aty ishim me shoqëri, nuk ishim vetëm unë edhe ajo”, tha Majk për Telegrafin.

Lexo po ashtu Majk rrëfehet ekskluzivisht: Nuk jam në lidhje të re, dhe nuk e ula kokën para askujt

Pas kësaj, Majlinda ka reaguar me një thënie në llogarinë personale në Instagram, duke thënë se ‘Na ke parë neve edhe e ke ulur kokën, gënjeshtar’!.

Ndryshe, Majk ka pranuar tashmë se është baba i djali të sjell në jetë prej Majlindës, i cili është pagëzuar me emrin Roan. /Telegrafi/

Exit mobile version