Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se as ai e asnjë anëtarë i Bordit Këshillues nuk janë konsultuar për lirimin e masave antiCOVID, vendim i marrë sot nga Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Raka ka thënë se e ka parë të arsyeshme të sqaroj se lirimi i masave antiCOVID nuk është bërë në konsultim me Bordin Këshillëdhënës.
“Sot, në media e pashë një shkresë zyrtare të qeverisë, në të cilën kërkohet lirimi i masave kufizuese “ në bazë të rekomandimeve të IKSHPK dhe Bordit Këshilldhënës”. E shoh të arsyeshme të jap një sqarim se as unë, si kryesues i Bordit dhe asnjë anëtar i Bordit nuk është konsultuar për një propozim të tillë”, shkruan Raka ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Të nderuar/a,
Sot, në media e pashë një shkresë zyrtare të qeverisë, në të cilën kërkohet lirimi i masave kufizuese “ në bazë të rekomandimeve të IKSHPK dhe Bordit Këshilldhënës”.
E shoh të arsyshme të jap një sqarim se as unë, si kryesues i Bordit dhe asnjë anëtar i Bordit nuk është konsultuar për një propozim të tillë.
Në kohën e shkeljes masive të masave parandaluese gjatë fushatës zgjedhore e parazgjedhore nga tërë spektri politik; shtritjes së variantit britanik të virusit, i cili është prezent në Kosovë që nga fundi i dhjetorit , çdo “lehtësim politik i masave” mundëson përhapjen e infeksionit në komunitet duke kërcënuar shëndetin publik e individual në Kosovë. Prandaj, unë jam kundër lirimit të masave në këtë kohë. /Telegrafi/