Nëpërmjet një komunikate të LSDM thuhet se udhëheqësia e SASHK ngjan si performancë politike me agjendë politike dhe kërcënime që është në dëm të fmijëve.
“Refuzimi i SASHK për rritje të pagave në lartësi prej 10%, përkatësish për 2.500 deri 3.000 denarë në kohë krize e vërteton këtë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Sipas tye, SASHK nuk ka bazë formale për grevë për shkak se sipas Ligjit për pagë minimale, harmonizimi i pagave kryhet në afat prej 6 muajve, që do të thotë se greva para këtij afati është kërcënim i paramenduar.
“Pse kryesia e SASHK nuk i përmend fëmijët të cilët janë më të rëndëishmit. Pse nuk u përmendën prindërit”, pyesin nga LSDM.
Në fund ata shtojnë se e drejta për grevë është e garantuar, por edhe e drejta për arsim./Telegrafi/