Site icon Telegrafi

Reagojnë liderët institucional pas miratimit të miratimit të ligjit për sponzorime në Sport

Deputetë e parlamentit të Kosovës kanë arritur që të votojnë projektligjin që do t’i ndihmojë edhe sportistët dhe kulturën.

Me 74 vota pro, dy abstenime dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektligjin e ri që do t’iu lehtësojë punën botës së sportit.

Deputetët votuan për harmonizimin e Ligjit për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

Tashmë kanë reaguar edhe liderët e institucioneve të Kosovës, duke përfshirë kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe kryetarin e kuvendit, Kadri Veseli.

“Një etapë e re shpresëdhënëse për fuqizimin e sportit në Kosovë! E përgëzoj Kuvendin, që me voten e tij fuqizoi sportin dhe i jep krah sukseseve kulmore të sportistëve tanë, të cilët po ecin gjurmëve të Majlinda Kelmendit, duke e ngritur lartë imazhin e vendit. Votimi i Ligjit për tatim mbi të ardhurat në Korporata, i cili e kompleton dhe e mundëson implementimin e Ligjit për Sponsorizim, u jep mundësi bizneseve që të investojnë jo vetëm në rritjen e kapitalit të tyre, por edhe në kultivimin e vlerave në sport, që ngrisin talentët e rinj në përmasa ndërkombëtare”, ka shkruar në rrjetet sociale, Haradinaj.

Lexo po ashtu Çka parasheh ligji për sponsorizime në Sport?

Kardi Veseli ka pohuar se nga sot nis një etapë e re për sportistët dhe artistët e Kosovës, të cilët po na bëjnë krenar.

“Nga sot nis një etapë e re e përkrahjes meritore për sportistët dhe artistët tanë, të cilët çdo ditë e më shumë po na bëjnë krenarë brenda dhe jashtë vendit. Falënderoj të gjithë deputetët që votuan për harmonizimin e Ligjit për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave”, ka shkruar Veseli në Facebook.

 

 

Exit mobile version