Telegrafi

Reagon Lëvizja Besa, thotë se po dalin në shesh Aleanca e reja të OBRM-PDUKM-së

Nga Lëvizja Besa kanë reaguar ndaj ASH-së duke thënë se “në mungesë të kreativitet për të sensibilizuar opinionin publik për t’u mbrojtur nga virusi Covid-19, ish Lëvizja për Reforma – PDSH,e transferuar në një Aleancë, e cila vizionin e vetëm politik e ka gjuhën e urrejtjes, fyerjen dhe përçarjen, po mundohet që paaftësinë e vet për të krijuar politika të qëndrueshme ta adresojë drejt Lëvizjes BESA dhe Koalicionit MUNDEMI”.

“Është pak e çuditshme për opinionin (sepse ne e dimë saktë), se si kjo parti politike për një kohë kaq të shkurtër u bë megafon kryesor i OBRM-PDUKM-së dhe si gjatë gjithë kësaj periudhe nuk e ka sulmuar as edhe njëherë ministrin e punëve të brendshme nga radhët e OBRM-PDUKM-së Naqe Çulev, për lëshimet e tij që i ka bërë me mos kryerjen e punës duke lejuar përhapjen e pandemisë vetëm brenda disa ditëve. A është e vetëdijshme LR-PDSH tashmë e transferuar në Aleancë se po rreshtohet në një vijë politike me ata që i sulmuan më 27 Prill dhe po i ndihmojnë të njëjtëve në krijimin e haosit në vend”, shprehen nga Lëvizja Besa, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi nga koalicioni ‘Mundemi’

Ata shtojnë se qytetarët e dinë më së mirë se kush po kujdeset më së miri në aspektin shëndetësor dhe ekonomik dhe se këtë do ta dëshmojnë më 5 korrik.

“Këtë do e dëshmojnë vetë qytetarët në zgjedhjet që duhet të mbahen më 5 Korrik, ku do duhet të zgjedhin mes Koalicionit të Lëvizjes BESA dhe LSDM në njërën anë dhe në anën tjetër OBRM-PDUKM dhe gjithë partnerët e saj qoftë në koalicion formal apo Aleancat e tyre jofromale, prandaj ju bëjmë apel gjithë faktorëve politik që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të lejojnë qytetarët të vendosin për të ardhmen e tyre pasi që vetëm sovrani e jep verdiktin e saktë politik”, thuhet në fund të reagimit./Telegrafi/