Site icon Telegrafi

Reagon Lëvizja Besa për kushtet e këqija në Qendrën e Rehabilitimit në spitalin e Kumanovës (Foto)

Lëvizja BESA përmes një kumtese për Telegrafi Maqedoni ka shprehur shqetësimin e thellë për vendimin e vendosjes të Qendrës së Rehabilitimit në Spitalin e Kumanovës.

”Lëvizja BESA shpreh shqetësimin e thellë lidhur me vendimin për ta vendosur Qendrën e Rehabilitimit në Spitalin e Kumanovës. Sikur të mos mjaftonte diskriminimi në aspektin e investimeve që iu bë Kumanovës dhe terrori që u ushtrua ndaj saj nga aparatura shtetërore, me Qendrën e Rehabilitimit ky qytet veçanërisht do të bëhet i pasigurte për rininë dhe fëmijët tanë.

Nuk mumd të qëndrojmë indiferent karshi situatave të rrezikshme në të ardhmen, që mund të prodhojë dislokimi i kësaj qendre rehabilituese në Kumanovë, përkatësisht në spitalin e qytetit”, thuhet ndër të tjera nga Lëvizja.

Ata shtojnë se nuk janë kundër Qendrës Rehabilituese, përkundrazi përkrahin trajtimin e personave në nevojë dhe risocializimin e tyre. Mirëpo, lokacioni i përcaktuar nuk i plotëson as për së afërmi standardet e nevojshme, por përkundrazi e thellon problemin dhe e shton rrezikun pasi që ndodhet në një zonë ku qarkullimi është i dendur, ndërsa për personat që kanë nevojë për një trajtim të tillë, qetësia është parakusht themelor dhe i domosdoshëm. /Telegrafi/

 

Exit mobile version