Site icon Telegrafi

Reagon Lëvizja Besa për euro-obligacionin e huazuar nga Qeveria e Maqedonisë

Lëvizja Besa me një reagim drejtuar Telegrafit në Maqedoni thotë ”Qeveria i detyron qytetarët të përmbyten në kredi” në lidhje me euro-obligacionin të cilin e emetoi Qeveria e Maqedonisë me vlerë prej 450 milionë euro me normë të interesit të kuponit prej 5.625 % në vit dhe afat prej 7 vitesh.

”Lëvizja BESA është thellë e shqetësuar për ketë gjendje, aq më shumë që informacionet dhe të dhënat flasin se qytetarët e Maqedonisë për 7 vite i kanë dyfishuar kreditë e tyre. Kështu në vitin 2009 kreditë e qytetarëve në bankat vendore kanë qenë një miliard euro, kurse tani ua kanë dy miliardë euro borxh bankave vendore, ndërsa kjo po rritet për çdo ditë.

Për këtë arsye Lëvizja BESA apelon deri te qeveria e Maqedonisë, e përbërë nga çifti OBRM-PDUKM dhe BDI, që të zbresë nga retë dhe t’i shohë problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët dhe t’ua zbusë gjendjen atyre, për çka ata janë zgjedhur dhe i kanë marrë mandatet.” thonë nga Lëvizja Besa./Telegrafi/

Lexo po ashtu MF: Investuesit nuk e dëgjuan opozitën, euro obligacioni u emetua me kushte të volitshme
Lexo po ashtu Reuters: Maqedonia do të huazojë 300 milionë euro me kamatë prej 5,875%
Exit mobile version