Site icon Telegrafi

Reagon LDK: Sondazhi është porositur nga VV dhe është bërë nga një kioskë që s’ka lidhje me hulumtim

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas një sondazhi të publikuar në media. Sipas këtij sondazhi, partia e Isa Mustafës radhitet partia e tretë pas PDK-së dhe Vetëvendosjes. Mirëpo, LDK vlerëson se sondazhi është i porositur.

Lexo po ashtu Sondazhi i ‘Ubo Consulting’: PDK e para, VV e dyta, LDK e treta

“Një medium kosovar është vënë 24 orë me 24 në shërbim të një partie politike. Përveç propagandës së përditshme mediale në shërbim të kësaj partie, ajo sot e paska publiku një sondazh të porositur e të blerë në një ‘kioskë’ .UBO Consulting është kioska e cila më së paku ka të bëjë me hulumtimin e opinionit. Uliks Osmani (burri i Arlinda Osmanit) është pronar i UBO Consulting apo sondazheve me tenderë, përveç kësaj është mik dhe rregullon leje së bashku me Ilir Gjinollin, mikun e Shpend Ahmetit. Ilir Gjinolli dhe Arlinda Osmani (gruaja e pronarit të UBO) dy pronarët e Studios së Arkitekturës Urban Plus e cila studio vazhdimisht shpërblehet me tenderë nga Komuna e Prishtinës. Sondazhi i vetëm për neve si parti qeverisëse dhe me parime institucionaliste janë zgjedhjet dhe vota e qytetarëve. Lidhja Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të kryej detyrën e saj , që qytetarët i’a kanë besu (jo sondazhet) – qeverisjen e vendit”, thuhet në reagimin e LDK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version