Kryetari i LPRK-së, Erxhan Galushi, ka reaguar pasi sot është liruar nga detyra zëvendësministri i Kulturës që vinte nga partia e tij.
Ai përmes një shënimi në Facebook ka thënë se Sejnur Veshall, është liruar nga detyra për shkak të neglizhimit për bashkëpunim me vetë kryesinë e partisë si dhe kryetarin e saj.
“Një gjë të këtillë, nuk kam mundur ta toleroja në partinë ku vetë jam kryetar i saj, edhe pse pas shumë vërejtjeve që i kam bërë në drejtim të ish zëvendësministrit, z.Sejnur Veshall, por fatkeqësisht të gjitha rezultuan me neglizhim të plotë nga vetë ai, pothuajse pas çdo diskutimi që e kemi pasur tash e disa muaj”, ka shkruar Galushi.
Galushi thotë se Veshall vetë me veprimet e tij ka dashur largimin e tij.
Kryetari i LPRK-së thotë se nuk ka asnjë inat personal me zëvendësministrin e larguar nga puna.
“Sejnurin, e njoh që nga fëmijëria, kur dhe asnjëherë nuk ka ndodhur të kemi çfarëdo inati personal. Po të ishte ashtu, kur dhe asnjëherë nuk e kisha marr mundin ta delegoj për pozitën të cilën tashmë është shkarkuar”, ka shkruar ndër të tjera Erxhan Galushi./Telegrafi/