Telegrafi

Reagon Kompania “Pastrimi”, mohon se pastroi rrugët në shi

Kompania regjionale “Pastrimi” ka reaguar ndaj lajmit për pastrimin e rrugëve gjatë kohës ku edhe kishte të reshura të dendura shiu.

Kompania “Pastrimi”, në reagimin e saj në rrjetet sociale në Facebook ka shkruar se kjo kompani nuk ka operuar në larjen e rrugëve natën e kaluar.

Sipas reagimit,  kjo kompani nuk e ka në mirëmbajtje rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë.

Lexo po ashtu Kompania "Pastrimi" pastron rrugët në shi

“Për hirë të korrektësisë ndaj qytetarëve dhe lexuesve të platformave online në rrjetet sociale, KRM ‘Pastrimi’ njofton opinion se një lajm që ka qarkulluar mbrëmjen e kaluar që kinse Kompania ”Pastrimi” po bënë larjen e rrugëve në Komunën e Prishtinës, gjatë kohës që kishte reshje atmosferike, nuk qëndron. Andaj lutemi dhe kërkojmë nga Telegrafi.com që t’a vërtetojnë lajmin pasi Kompania ”Pastrimi” nuk ka operuar në larjen e rrugëve natën e kaluar, e sidomos në rrugën ‘Bill Klinton’ për të cilën flitet në tekst dhe ne si Kompani nuk e kemi fare në mirëmbajtje atë rrugë”, thuhet në reagimin e kompanisë “Pastrimi”.