Site icon Telegrafi

Reagon Klubi Peja: Nuk mund t’i shërbejmë legalizimit të ilegales

Klubi ka pranuar një ftesë për mbledhje të Kuvendit për datë 21.01.2016. Mirëpo pas verifikimit të bazës ligjore, rezultoi se nuk ishin plotësuar kriteret ligjore për thirrjen e saj.

Konkretisht: Komiteti Ekzekutiv nuk ka qenë i përfshirë në organizim të saj, Nuk u janë dërguar ftesa të gjithë anëtarëve të FTK-së Nuk është zhvilluar procedurë e paraparë ligjore për aprovim të Raportit të Punës dhe Raportit Financiar të FTK-së për vitin 2015 në Komitetin Ekzekutiv të FTK-së, transmeton Kronikapress.com.

Pikat e rendit të ditës nuk përkojnë me natyrën e Kuvendit të Punës të FTK-së. Nuk mundet një Kuvend pune të ketë edhe karakter zgjedhor. Vendimet të cilat supozohet se Kuvendi duhet t’i konfirmojë nuk janë bërë asnjëherë publike. Në këtë kuptim nuk na është dërguar i tërë materiali për Kuvend.

Për arsyet e lartpërmendura Klubi i Taekwondo-së Peja nuk mund të jetë pjesë e një Kuvendi të jashtëligjshëm. Kuvendet të cilat janë ftuar në mënyrë të kundërligjshme edhe nëse mbahen nuk krijojnë efekte juridike.

Për këtë çështje me kohë kemi njoftuar edhe Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Departamentin e Sportit në kuadër të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Me respekt, Maxhun Berisha Kryetrajner i Klubit të Taekwondo-së Peja.
 

Exit mobile version