Site icon Telegrafi

Reagon Klinika “Zhan Mitrev”: Në gjykatë do të dëshmojmë se aktakuza është e pa bazë

Klinika “Zhan Mitrev” ka reaguar ndaj kallëzimit penal, të cilin sot Prokuroria Themelore Publike e ka dorëzuar në Gjykatën Penale.

Nga kjo klinikë thonë se në gjykatë do të dëshmojnë se aktakuza e Prokurorisë është e pa bazë.

“Shihemi në gjykatë është përgjigja jonë ndaj vendimit të sotëm të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen penale të Dr. Zhan Mitrev për mashtrim. Kjo tallje e sulmeve të pabaza do të duhet të provohet në gjykatë sepse e vërteta është se asnjë pacient nuk është mashtruar dhe të gjitha trajtimet dhe proceset në spital kanë qenë publike dhe transparente dhe në interes të pacientëve. Me këtë, vetë akuza e PTHP-së do të bjerë në gjykatë”.

“E përsërisim se edhe në periudhat më të vështira, Klinika ka punuar sipas standardeve më të larta shëndetësore, në mënyrë transparente dhe në përputhje me metodat tashmë të vendosura dhe të lejuara të trajtimit, në vendin tonë dhe në botë. Me këtë do të vërtetojmë të vërtetën dhe gjendjen faktike, për punën tonë, se gjithçka që është bërë në Klinikën Zhan Mitrev, është bërë për pacientët dhe sipas metodave dhe standardeve të lejuara të trajtimit”.

“Ne si klinikë gjatë gjithë këtij procesi kemi bashkëpunuar plotësisht me institucionet dhe kemi dhënë të gjitha kapacitetet materiale dhe njerëzore që e vërteta të dalë në shesh publikisht dhe të dëshmohet në mënyrë transparente se qëllimi dhe funksioni ynë ka qenë gjithmonë shërimi dhe e kujdesit më të mirë mjekësor dhe kujdesit për pacientët. Kështu do të mbetet edhe në të ardhmen”, thuhet në reagimin e Klinikës “Zhan Mitrev”./Telegrafi/

Exit mobile version