Telegrafi

Reagon KEK-u: Fëllanza Hoxha ti kthejë pajisjet zyrtare në kompani

Kështu thuhet në reagimin e KEK-ut dy pas kritikave drejtuar të bëra nga Fëllanza Hoxha gjatë një konference të mbajtur për shtyp.

Në reagimin e KEK-ut po ashtu thuhet se, Hoxha deri para dy vitesh ka qenë Drejtoreshë e Divizionit të shpërndarjes në KEK. Gjatë kohës sa ka shërbyer ajo në KEK, humbjet e energjisë elektrike kanë qenë për rreth 10% më të larta krahasuar me humbjet e tanishme, gjatë asaj kohe në fuqi ka hyrë dhe ka qenë plani ABC i furnizimit me energji elektrike dhe poashtu është zbatuar politika mbi prishjet në rrjet dhe riparimin e prishjeve në zona me pagesë të ultë.

“KEK-u i rikujton zonjës Hoxha që falë angazhimit të punonjësve dhe një menaxhimi më të suksesshëm të KEK-ut, krahasuar me periudhën kur Hoxha vet ka menaxhuar në KEK, është arritur të ketë përmirësim të dukshëm në furnizimin me energji elektrike për të gjithë konsumatorët, është arritur të ulen humbjet e energjisë elektrike për rreth 6% vetëm vitin e fundit dhe është arritur të ketë ngritje në inkasim për më shumë se 18% vetëm vitin e kaluar“.

KEK-u i ka bërë thirrje Fëllanza Hoxhës që të zhvesh maskën e mashtrimit në publik dhe të flasë në publik për problemet reale që kanë ngulfatur dhe ngulfasin edhe më tej sektorin energjetik të vendit meqë deklaratat e saja të dhëna në publik vetëm sa zbulojnë paaftësinë e saj për të kuptuar drejt problemet me të cilat përballet KEK-u dhe konsumatori.

“Akuzat e saj KEK-u i cilëson të pamoralshme dhe aspak etike, duke ditur që zonja e nderuar ka qenë vet e angazhuar në sektorët për të cilat ka folur në media në një kohë kur performansa e sotme nuk ka qenë as pjesë e objektivave të punës së saj e lërë me të jenë arritur as për së afërmi”.

KEK-u po ashtu i ka bërë ftesë publike Hoxhës që të kthejë në kompani pajisjet zyrtare të punës, pra të respektojë ligjet në fuqi dhe procedurat e punës, e të mos i mbajë në mënyrë të jashtëligjshme, veprim të cilin po e bën qysh nga koha kur është larguar nga KEK-u. /Telegrafi/