Telegrafi

Reagon JTI, Winston-i importohet në Kosovë drejtpërdrejt nga Gjermania

Kent Brown, Zëvendës Presidentit për Çështjet e Korporatës për JTI me qendër në Gjenevë, Zvicër, ka deklaruar se në ditët e fundit në Kosovë ka pasur një fushatë që synonte të përfitonte nga sulmet dhe duke thëne dhe gënjeshtra rreth Winston, markës së cigareve me rritjen më të shpejtë në Kosovë dhe në botë.

“JTI dënon rreptësishtë përpjekjet për goditjen e Winston dhe ju bën thirrje zyrtarëve të Kosovës të ndalojnë dhe shmangin veprime të tilla, duke bërë më të mirën e mundshme për të ruajtur një mjedis të ndershëm dhe konkurrues tregu për të gjithë lojtarët vendas dhe të huaj”.

Sipas tij, JTI po përmbush të gjitha hapat ligjor për t’i dhënë fund fushatës së padrejtë kundër markës më mirë të cigareve në Kosovë.

“Ne kemi besim se autoritetet e Kosovës do t’i japin fund kësaj fushate dhe do ta gjejnë kush qëndron pas saj”.

Ai po ashtu ka deklaruar se qendra e JTI-së është në Gjenevë të Zvicrës, ndërsa kompania operon në 120 vende dhe ka zyrat e saj në 40 qendra të ndryshme.

“Zyra jonë në Tiranë, e mbështetur nga distributori lokal, drejton biznesin tonë në Kosovë. Ne sjellim produktet tona në Kosovë kryesisht nga Gjermania dhe Austria. Prandaj ne jemi një urë që ndërlidhim këtë treg me atë të Bashkimit Evropian”, tha ai duke shtuar se, Winston-i importohet në Kosovë drejtpërdrejt nga fabrika në Trier, në Gjermani dhe kjo është e deklaruar qartë në paketimin e produktit, në pjesën e sipërme djathtas.

“Ndryshe nga disa konkurrentë, JTI nuk ka fabrikë në Maqedoni dhe asnjë nga produktet tona nuk prodhohet atje”.

Brown, një ish-ambasador i SHBA për mbi 29 vite, vuri në pah se autoritetet doganore dhe fiskale kanë të gjitha dëshmitë për origjinën Evropiane të cigareve të JTI, përfshi Winston.

Ai potencon se JTI ka nënshkruar një kontratë 15 vjeçare me Komisionin Evropian duke përkufizuar bashkëpunimin për të luftuar tregtinë e paligjshme të cigareve në territorin evropian. /Telegrafi/