Telegrafi

Reagon ish-gruaja e Douglas: Nuk kam pasur HPV!

Çifti është ndarë në vitin 2000, ndërsa aktori veteran u diagnostikua me kancer në vitin 2010 dhe në një deklarim të fundit tha se sëmundja i është lajmëruar si pasojë e “HPV (human papillomavirus), i cili vjen nga cunnilingus (seksi oral i bërë te femrat)”.

Në një prononcim për TMZ, Diandra ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur HPV, njërin nga viruset seksualisht të transmetueshëm, duke lënë të kuptohet se virusin ia ka transmetuar ndonjë tjetër partnere seksuale. /Telegrafi/