Telegrafi

Reagon IPKO

Në raportin e Institutit GAP, thuhet se konsumatorët e telefonisë mobile IPKO të cilët thërrasin nga Shqipëria në Kosovë dhe përdorin shërbimin roaming të IPKO-s duhet të paguajnë 2.09 cent për minutë, ndërsa çmimi zyrtar të cilin ne e aplikojmë për thirrje është 1.67 cent për minutë.

“Në këtë raport citohet Rregullativa e Komisionit Evropian për tarifat e roamingut të cilat janë 0.49 cent për të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, ndërsa edhe përkundër faktit që Kosova nuk është anëtare e BE-se, telefonia mobile IPKO aplikon tarifën e standardizuar me të gjitha shtetet e BE-së dhe Maqedoninë, dhe çmimi i thirrjes në IPKO nga 28 shtete është 47 centë në minutë, ose 2 cent më lirë, krahasuar me të gjithë operatorët që operojnë brenda 27 shteteve të BE-së”, thuhet në reagimin e IPKO-s.

Për më tepër, rekomandimet e këtij raporti thonë se operatorët duhet të bashkohen me zonën e Eurotarifës dhe të rrisin vetëdijen për çmimet e roamingut në uebfaqes e tyre zyrtare, ndërsa telefonia mobile IPKO për një kohë të gjatë aplikon të dy rekomandimet e bëra nga hulumtimi i Institutit GAP.

Pas lirimit të dytë të romingut, të cilin e ka bërë telefonia mobile IPKO, tarifa e re për thirrje në roaming nga të gjithë operatorët mobil brenda 27 shteteve të BE-së dhe Maqedonisë është zbritur nga 52 cent në 47 cent për minutë, ndërsa pranimi i thirrjes në roaming kushton 18 cent në minutë, krahasuar me 23 cent sa paguhej para këtij lirimi që e ka bërë telefonia mobile IPKO. /Telegrafi/