Kryeminsitri i vendit, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deportimit të 6 qytetarëve turq nga Kosova.
Haradinaj ka thënë se nuk qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe deportimin e tyre.
“Sot, përmes një operacioni të ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq. Ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë operacion deri te urgjenca e deportimit”, ka thënë Haradinaj.
Më tej Haradinaj ka thënë se do të kërkojë përgjegjësi lidhur me deportimin e tyre, pasi sipas tij, është veprim i paqartë.
“Si Kryeministër i Kosovës duke mos qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe deportimin e tyre, do të veproj në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë veprim dhe paqartësitë rreth këtij veprimi”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/