Site icon Telegrafi

Reagon Milot Hasangjekaj: Nuk jam punësuar në Komunën e Prishtinës

Në listën e botuar prej mediave në lidhje me punësimin e 250 njerëzve militantë të Vetëvendosjes nga komuna e Prishtinës, figuron edhe emri i Milot Hasangjekaj, i cili është anëtar i grupit Etnon.

Kjo ka bërë që Miloti të reagojë duke thënë se nuk është i punësuar në komunën e kryeqytetit kosovar, por ka qenë i angazhuar opër koncerte të ndryshme.

Ja reagimi i plotë i Milotit

Ne kemi qene te angazhuar nga Komuna e Prishtines per performance ( koncert ) sic ben dhe ka bere komuna rregullisht per gjithe keto vite. Miloti si antar i grupit ka nenshkruar dokumentet e nevojshme te pageses dhe kjo eshte arsyeja pse figuron emri i tij aty. Nuk ka kurrefare punesimi apo angazhimi politik.

Ne fakt po te ishte bere ndonje favorizim apo perjashtim shkaku i bindjeve politike ne nuk do te ishim ftuar ne koncert shkaku i punes time politike ne te kaluaren dhe une i pergezoj per kete gje.

Nuk e di kush jane individet tjere te permendur por nje gje e keni te sigurte. Per rastin tone dhe te grupit Etnon nuk eshte aspak e drejte te akuzohet komuna dhe kryetari i saj.

Exit mobile version